Lejson Zeqiri ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone me Prishtinën.
Kështu ka bërë të ditur klubi nga kryeyqyteti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.
“Lojtari 21 vjeçar, nga më premtuesit në vend vazhdon të jetë pjesë e familjes bardhë e kaltër edhe për dy sezonet e ardhshme. I transferuar në sezonin e kaluar, me paraqitjet e tij ka bërë që klubi t'i besojë edhe për sezonët në vijim”, thuhet në njoftim.
Lejsoni në sezonin e fundit në Superligën e Kosovës luajti me mesatare 11.4 pikësh dhe 4.6 kërcimesh dhe në Ligën Ballkanike me mesatare pothuajse identike prej 10.4 pikësh dhe 4.9 kërcimesh.
Ndryshe, edhe vëllau i tij, Jetmiri, rinovoi kontratën dje me Prishtinën.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.