Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, është përforcuar edhe me një futbollist.
Mbrojtësi Vladica Brdarovski, është prezantuar te gjilanasit, njofton Klan Kosova.
“Njëri nder lojtaret më të mirë të Vardarit sot vishet bardh e kalter. Mbrojtësi i krahut te djathtë Vladica Brdarovski i lindur në Manastir te Maqedonisë se Veriut, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar me kampionin”, thuhet në njoftimin e Dritës.
“Berda ka nënshkruar kontratë njëvvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe kështu do ta përforcojë edhe me shumë fazën e mbrojtjes”.
“Berdarovski për më shumë se pesë vite ishte pjesë e Vardarit ku gjatë kësaj periudhe arriti që të shpallej tre herë kampion dhe për shumë sezone barti shiritin e kapitenit, gjithashtu deri në vitin 2015 ishte edhe pjesë e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.