Pasi dështoi t'i kalojë vizitat mjekësore te Milan në Serie A, Victor Boniface duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Bundesliga, teksa ka përfunduar vizitat mjekësore me Werder Bremen.
Tani pritet vetëm miratimi për firmosjen e kontratës me klubin gjerman. 24-vjeçari nigerian ishte shumë pranë transferimit te Milan, por marrëveshja u anulua për shkak të një rezultati negativ në vizitat mjekësore, transmeton klankosova.tv.
Boniface është i lidhur me Bayer Leverkusen me kontratë deri në vitin 2028, por huazimi te Werder Bremen duket se do t’i japë mundësinë për minutazh dhe zhvillim më të madh.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.