Klub i basketbollit Bashkimi ka njoftuar se ka nënshkruar me qendrën amerikane, John Florveus.
Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Prizreni, nëpërmjet një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.
"Qendra amerikane John Florveus është përforcimi më i ri i Bashkimit. 31-vjeçari me përvojë do të jetë përgjegjës për sigurinë nën kosh të skuadrës sonë", thuhet në njoftimin e klubit.
Florveus ka karrierë rreth 9-vjeçare në skuadra të ndryshme evropiane si në Rumani, Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Sllovaki, Slloveni, Francë, Portugali dhe Spanjë.
Florveus pritet të debutojë me ngjyrat portokall e zi qysh nesër në ndeshjen që do ta zhvillojnë si mysafirë përballë Rahovecit.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.