Bashkimi ka vazhduar të përforcohet për sezonin e ri, pasi pritet të jetë një stinor i zjarrtë.
Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se ka nënshkruar me amerikanin Prentiss Nixon.
Nixon ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e Bashkimit, njofton Klankosova.tv.
“Play-makeri amerikan 25 vjeçar, Prentiss Nixon (187 cm) i bashkohet Kb Bashkimit për sezonën 2022/23”, thuhet në njoftim.
Prentiss vjen në Prizren pas një sezone të suksesshme në ligën lituaneze ku luajti me një mesatare prej 14.2 pikë, 3.0 kërcime dhe 3.1 asiste për ndeshje.
Prentiss më herët ka luajtur në Amerikë , Finlandë, Lituani , dhe Ukrainë .
Bashkimi ditë më parë ka bërë të ditur se ka nënshkruar edhe me Fisnik Rugovën, qendrën amerikano-irlandeze Brian Fitzpatrick, Davonte Lacy, Arion Ballukun dhe Altin Morinën.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.