Bashkimi ka njoftuar se ka transferuar qendrën Fahro Alihoxhiq.
Alihoxhiq ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga Prizreni, njofton Klankosova.tv.
“Qendra britaniko-boshnjake, 32-vjeçari Fahro Alihoxhiq (208 cm) i bashkohet KB Bashkimit për sezonin 2022/23”, thuhet në njoftim.
Alihoxhiq, i mirënjohur në basketbollin kosovar, shkon në Prizren, pas një sezoni të suksesshëm në ligën greke, ku luajti me një mesatare prej 13.7 pikë, 8.0 kërcime dhe 1.6 asiste për ndeshje.
Ai gjithashtu është përfaqësues i rregullt i kombëtares britanike në basketboll.
Alihoxhiq më herët ka luajtur në Argjentinë, Belgjikë, Kosovë, Britani dhe së fundmi në Greqi.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.