Ish-trajneri i Dritës Ardian Nuhiu, edhe zyrtarisht nga sot do të kalojë në taborin e rivalit lokal SC Gjilanit.
Zyrtarizimi u bë nga klubi i kuq i Gjilanit përmes rrjeteve sociale.
"Tani jam këtu. Së bashku do të punojmë për Gjilanin", ishin fjalët e para të strategut nga Maqedonia e Veriut.
Nuhiu e njeh mirë futbollin kosovar pasi kishte drejtuar për rreth tri vjet Dritën.
Ai arriti që të shpallet kampion në sezonin 2019/2020.
Ardian Nuhiu, kthehet në Superligë pas një përvoje të fituar tek Shkëndija e Tetovës.
Ndërkaq, Gjilani sezonin e kaluar përfundoi në vendin e gjashtë në tabelë, duke i ikur barazhit tek në javën e fundit të kampionatit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.