Skuadra e Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja.
Lojtari te gjilanasit vjen nga ekipi durrsak i Teutës, njofton Klan Kosova.
“Për 26 vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tij profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre”, thuhet në njoftim zyrtar.
“SC Gjilani do të jetë skuadra e parë e Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasi që sulmuesi këmbë shpejt përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit”.
Çyrbja nënshkruajti kontratë njëvjeçare me ‘Skifterat’.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.