Mbrojtësi i Përfaqësueses së Anglisë, Trent Alexander-Arnold, do t’i mungojë kombëtares së tij në Kupën e Evropës 2020.
Alexander-Arnold ka mbetur jashtë këtij kompeticioni si pasojë e një lëndimi të pësuar në kofshë gjatë ndeshjes miqësore kundër Austrisë të mërkurën.
Një skanim që i është bërë më pas, ka zbuluar që ai ka pësuar një shqyerje në kuadricep, dhe do të mungojë për katër deri në gjashtë javë.
“Trent Alexander-Arnold do të jetë jashtë UEFA Euro 2020”, thuhet një njoftimin e kampit anglez që tha se trajneri Gareth Southgate do ta konfirmojë zëvendësimin e tij të dielën.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.