Lajmet e fundit

Parku i lagjes, me një hapësirë mbi 1 hektar, është një tjetër element që e bën Qendresa Home një destinacion të veçantë. Ky park i gjerë dhe i bukur është projektuar për të ofruar një ambient relaksues dhe të këndshëm për të gjithë banorët.
Me shtigje të shtruara për shëtitje dhe vrapim, zona të gjelbra të mirëmbajtura, dhe hapësira të bollshme për piknik dhe lojëra, parku është një vend ideal për të kaluar kohë cilësore me familjen dhe miqtë. Këtu, banorët mund të shijojnë ajrin e pastër dhe qetësinë që ofron natyra, duke krijuar një ekuilibër perfekt mes jetës urbane dhe relaksimit në natyrë.
Përveç kësaj, parku kontribuon në një ndjenjë të fortë komuniteti, duke inkurajuar banorët të mblidhen dhe të ndërveprojnë në një mjedis të sigurt dhe të këndshëm.
Këndi i lojërave për fëmijë dhe fushat sportive janë një mundësi e shkëlqyer për të kaluar kohën duke ushtruar dhe socializuar. Ky element aktiv i lagjes ndihmon në promovimin e një stili jetese aktiv dhe të shëndetshëm për banorët.
Një tjetër avantazh i Qendresa Home është objekti i çerdhes brenda lagjes, i cili ofron një mjedis të sigurt, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për familjet me fëmijë të vegjël.
Nga marketi i lagjes, restoranti, e deri te aktivitetet dhe eventet e komunitetit, Qendresa Home ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dhe mundësive për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve.
Por, projektet e tilla nuk do të ndalen këtu.
Së shpejti, në Veternik vjen lagjja më e re, Qendresa e Re, e cila po ashtu është pjesë e BAU HOLDING.
Një lagje tjetër moderne do i bashkohet Prishtinës, me një infrastrukturë unike, lloje të ndryshme të tipeve të shtëpive, çerdhe, shkollë publike pranë lagjes, e shumë hapësira te tjera.
*Ky artikull është i sponsorizuar