Klubi i Basketbollit, Ponte Prizreni, ka njoftuar se ka vazhduar kontratën e kapitenit Qëndrim Ajazaj.
Këtë klubi prizrenas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, duke shtuar se për Ajazajn, ky do të jetë sezoni i tetë rresht, transmeton Klankosova.tv.
“Nga sot vazhdimit të marrëveshjeve është shtuar edhe kapiteni Qëndrim Ajazaj. Ajazaj kapiteni i pa zëvendësueshëm tani do jetë për 8 sezone rresht pjesë e ekipit (që nga themelimi)”, thuhet në njoftim.
“Kapiteni përkundër studimeve në fushën e mjekësisë - stomatologji që nga dita e parë nuk na braktisi asnjëherë . Tanimë Dr.Qëndrimi është vlerë e shtuar e klubit si brenda ashtu dhe jasht fushës së basketbollit”.
“Ne si klub jemi shumë krenar me sukseset e Ajazajt, aq më shumë të privilegjuar që e kemi mes nesh”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.