Zyra e Interpolit në Sarajevë dje e ka iniciuar lëshimin e fletëarrestit ndërkombëtar për Milorad Dodikun, kryetari i Republikës Sërpska, dhe për Nenad Stevandiq, kryetar i Asamblesë Kombëtarë të Republikës Sërpska.
Të gjitha shtetet anëtare të Interpolit e kanë marrë njoftimin, me faktin se ato fletëarreste nuk janë të vlefshme derisa të miratohen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit.
Siç bëhet e ditur, dje pas orës 22:00 Zyra e Interpolit në Sarajevë kërkoi ndjekjen penale të Dodikut dhe Stevandiqit për kryerjen veprën penale "Sulmi ndaj rendit kushtetues".
Në fletarrestet ndërkombëtare thuhet se personat e përmendur janë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.
Urdhëresat ndërkombëtare të lartpërmendura janë iniciuar për territoret e të gjitha shteteve anëtare, përfshirë Interpolin e Serbisë.
Në vetë fletë-arrestet ndërkombëtare shënohet se nuk kanë kaluar ende kontrollin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit në lidhje me plotësimin e kushteve për publikimin e tyre dhe për rrjedhojë nuk përbëjnë bazë për veprim, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.
Dodik, lideri serb i Bosnjës dhe Hercegovinës, kishte arritur të kalonte kufirin dhe të shkonte në Serbi, ditëve të fundit. Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës kishte urdhëruar paraburgimin dhe kishte lëshuar një urdhër-arresti për Dodikun, kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviq, dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiq, pasi ata refuzuan t’i përgjigjen thirrjeve nga Prokuroria e Bosnjës për hetime penale.
Fletë-arresti për Dodikun dhe dy të tjerët është ende në fuqi në të gjithë territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe i kërkon policisë që t’i ndalojë ata dhe t’ua dorëzojë autoriteteve gjyqësore. Kjo përfshin edhe policinë kufitare, e cila zakonisht ndalon persona të kërkuar gjatë kalimeve kufitare.
Megjithatë, Dodik ka arritur të kalojë kufirin dhe të shkojë në Serbi pa probleme, ku mori pjesë në një tubim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas këtij incidenti, shumë njerëz po pyesin se si ishte e mundur që ai të kalonte kufirin pa u arrestuar.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.