Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e klubit bullgar, CSKA Sofia.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Futbollisti ofensiv Zymer Butyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
“Sot, klubi dhe lojtari kanë shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me marrëveshje reciproke”.
“Me fanellën kuqezi, Bytyqi luajti 20 ndeshje në të cilat shënoi pesë gola”.
“CSKA i uron Zymer Bytyqit suksese në sfidat e ardhshme”, mbyllet postimi.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.