Zvicra e ka mposhtur me rezultat 0:2 Suedinë në xhiron e tretë të grupit B në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse të dyja skuadrat patën mundësi shënimi, madje Suedia e goditi shtyllën në minutën e 26-të të ndeshjes.
Sfida u zhbllokua në minutën e 65-të kur Granit Xhaka u tregua i saktë nga penalltia, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa rezultati përfundimtar u arrit në minutën e 94-të kur Manzambi realizoi pas një asistimi të Freuler.
Me këtë fitore Zvicra e ka ‘blinduar’ pozitën e parë me nëntë pikë, ndërsa në vendin e dytë gjendet Kosova me katër sosh, e treta është Sllovenia me dy dhe në vendin e fundit është Suedia me vetëm një pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.