Mesfushori spanjoll, Martin Zubimendi, ka nënshkruar sot me Arsenalin, kontratë e cila kapë vlerën e afro 60 milionë eurove.
Zubimendi foli pas transferimit te “Topçinjtë” duke thënë se ekipi është shumë i ri, i motivuar dhe ambicioz.
“Këtu, më e mira ende nuk ka ndodhur. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme në karrierën time”, tha Zubimendi, shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.
“Sigurisht, është një ndryshim i madh, por jam gati të nis”, tha Zubimendi.
Ai iu bashkua Arsenalit pas një sezoni fantastik te Real Sociedadi, ku luajti 36 ndeshje, shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.