Mesfushori i Arsenalit, Martin Zubimendi, tha se Atletico Madrid "do të japë gjithçka nga vetja", por se në këtë fazë të gjithë rivalët do të jenë të vështirë.
Spanjolli foli për mediat në Emirates pasi Arsenal siguroi vendin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, shkruan Marca, raporton KlanKosova.tv.
"Nga ky raund e tutje, të gjitha ekipet janë të forta. Janë të forta edhe në kategorinë tjetër. Çdo ekip do të kishte qenë po aq i vështirë", tha fillimisht ai.
"Është e komplikuar nga fillimi deri në fund. Ata nuk interesohen për rezultatin, do të japin gjithçka nga vetja. Ata kanë lojtarë me aftësi të jashtëzakonshme teknike dhe fizike", shtoi Zubimendi./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.