Lajmet e fundit

Në kinemanë ABC është duke u bërë shfaqja interne e filmit “Zonjusha” që është me regji të Genc Berishës dhe skenar të Besart Sllamniku dhe Lulëzim Bucollit.
Në këtë film kanë marrë pjesë një numër aktorësh të njohur nga Kosova dhe ky film u takon tri zhanreve të ndryshme: Krim, dramë dhe komedi.
“Zonjusha” flet për tre gangster lokal të cilët ngarkohen për një punë të cilën nuk e kanë bërë asnjëherë por pagesa e majme dhe krenaria e tyre i shtynë që ta pranojnë punën, por rrugës ata përballen me probleme të njëpasnjëshme dhe e kuptojnë që janë futur në kurth, njofton Klan Kosova.