Boksieri Altin Zogaj në “Weekend” në Klan Kosova ka bërë të ditur se nuk do të boksonte me asnjë kundërshtar shqiptar, madje as me ish-fituesin e Big Brother Vip Kosova, Drilon Rama.
Sipas tij, shqiptarët mes vete nuk duhet të boksojnë, sepse, siç u shpreh ai "jemi një". Edhe pse Zogaj njoftoi se në të kaluarën si boksiera amatera kanë boksuar me Ramën.
Tutje, ai zbuloi formulën për përgatitjet që duhen për një meç.
“Duhet sa raunde i ke, aq muaj përgatitje. 12 meçe, 12 muaj përgatitje”, tha ai
Derisa për meçet e radhës tha se është duke i rishikuar ofertat që i ka marrë.
“T’u prit jam, direkt mas meçi do oferta i kam marrë. Saktë nuk e di, duhet me fol me ekip me kqyr cila ia vlen”, tha Zogaj.
Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=FUSUv51f6eE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.