Lajmet e fundit

“MASHTI në vitin 2025 ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë 3,287,630 euro në kategori ekonomike jo adekuate, si rezultat i planifikimit jo të mirë buxhetor dhe pagesave të kryera nga thesari me vendime gjyqësore”, thuhet në raport.Po ashtu, vlera e pasurive kapitale e prezantuar në Pasqyrat Financiare Vjetore është nënvlerësuar për mbi 1 milion euro, si pasojë e mosregjistrimit të tyre në regjistrat përkatëse të pasurisë.
“Vlera e prezantuar në PFV për pasuritë kapitale ishte nënvlerësuar për 1,140,570 euro, për shkak të mos regjistrimit të tyre në regjistrat e përkatës të pasurisë. Po ashtu kishte mbivlerësuar pasuritë për vlerën 11,407 euro, pasi të njëjtat ishin regjistruar në SIMFK dhe në e-pasuri”, theksoi raporti.ZKA ka konstatuar gjithashtu probleme edhe me paraqitjen e detyrimeve kontingjente, të cilat nuk janë raportuar saktë në Pasqyrat Financiare Vjetore. Si rezultat, është regjistruar nënvlerësim prej mbi 2 milionë eurosh dhe një mbivlerësim prej mbi 2 mijë eurosh.
“Detyrimet kontigjente në PFV nuk janë paraqitur në mënyrë të saktë, duke rezultuar në nënvlerësim prej 2,360,167 euro dhe mbivlerësim prej 2,349euro. Kjo ka ndodhur si pasojë e klasifikimit të gabuar të dy lëndëve, të cilat janë trajtuar si obligime të papaguara në vend se të paraqiteshin si detyrime kontigjente. Si rrjedhojë, detyrimet e papaguara janë mbivlerësuar për 2,127,636 mijë, ndërsa detyrimet kontigjente janë nënvlerësuar për të njëjtën vlerë”, thuhet në vlerësimin e ZKA-së./Klankosova.tv