Lajmet e fundit

Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë në Kroaci.
Sipas informacioneve fillestare, tre fëmijë kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu një shtëpi në Kurshanec.
Siç raporton Index.hr, fëmijët kanë lindur në vitet 2018, 2016 dhe 2022. Një foshnjë e lindur vitin e kaluar u shpëtua.
Ende nuk dihen të gjitha detajet e rrethanave të zjarrit, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë. Një hetim i posaçëm është duke u zhvilluar se ku ndodheshin prindërit në momentin e rënies së zjarrit.