Sot në fshatin Kërpimeh të Podujevës ka ndodhur një incident zjarri në një fabrikë.
Në vendngjarje janë të pranishëm zjarrfikësit dhe policia, që janë duke u marrë me rastin, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa rastin për klankosova.tv., e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.