Vikendi i transmetimeve të NBA në Artmotion dhe Klan Kosova do të hapet të premten pas mesnate apo të shtunën në mëngjes me duelin e dy super-yjeve Zion Williamson kundër Giannis Antetokounmpos.
Ndeshja Milwaukee Bucks – New Orleans Pelicans fillon nga ora 01:30 e mëngjesit të shtunës dhe transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe
Klan Kosova.
01:30 NEW ORLEANS PELICANS – MILWAUKE BUCKS /ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA
Vikendi i NBA në adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë, Artmotion dhe Klan Kosova, hapet me ballafaqimin e dy skuadrave që kanë motive të ndryshme.
Pelikanët e New Orleansit kërkojnë fitoren për t’iu afruar zonës së Play Offit në Perëndim kurse Drerët e Milwaukeeit që zënë pozitën e dytë në Konferencën Lindore, me fitore eventuale do ta shtonin presionin mbi liderin Philadelphia Sixers.
Pelicans janë në vendin e parafundit të konferencës perëndimore me 6 fitore dhe 10 humbje kurse në shtëpinë e tyre, Smoothie Kings Arena kanë sukses gjysmak prej tri fitoreve e tri humbjeve.
Nga ana tjetër edhe Bucks kanë sukses prej 50% fitoreve në 8 udhëtimet e tyre (4 F – 4 H).
Është interesant të theksohet se me mesataren prej 49.4 pikëve të shënuara në brendi të drejtkëndëshit (zona e ngjyrosur), New Orleans renditet si skuadra e tetë në NBA kurse Milwaukee janë lider të NBA në statistikat e pikëve të shënuara në kundërsulm me mesatare prej 16.1 pikëve për ndeshje.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë e ndërmjet këtyre dy skuadrave sivjet, me takimin e parë që përfundoi me fitore të New Orleansit me rezultat 127-113.
Takimi fillon të premten pasmesnate apo të shtunën herët në mëngjes nga ora 01:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
New Orleans Pelicans, 5-shja e mundshme startuese: Lonzo Ball, Josh Hart, Brandon Ingram, Zion Williamson, Steven Adams Milwaukee Bucks, 5-shja e mundshme startuese: Jrue Holiday, Donte DiVincenzo, Khris Middleton, Giannis Antetokounmpo, Brook Lopez.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.