Kompozitori i filmave, Hans Zimmer, ka treguar se si Billie Eilish u zgjodh ta këndojë këngën tematike të filmit më të ri të James Bond-it.
Eilish bashkë me vëllanë e saj, Finneas, kishin punuar bashkë në këngën "No Time to Die" e cila u realizua në shkurt.
"Ishte një kuti këngësh që ishin në garë për të qenë kënga tematike përfshirë edhe kjo këngë e vogël, dobët e prodhuar, por shumë personale nga Billie. Dhe unë veç thashë: kjo është ajo", ka thënë Zimmer për GQ.
"Dhe të gjithë thanë, 'Ama nuk është bash e duhura. Nuk është mirë. Dhe unë iu thashë: Jo, jo, jo. Këtu po gaboni - ajo dhe Finneas ende nuk e kanë parë filmin. Ata nuk e dinë se për çfarë po shkruajnë. Hipni në aeroplan dhe sillini këtu".
https://www.youtube.com/watch?v=BboMpayJomw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.