Edicioni i 7-të i festivalit GRAN Fest, sonte nga ora 19:00 bën hapjen zyrtare në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, shoqëruar nga ekspozita në Galerinë e Arteve të Prishtinës.
Gjatë hapjes së ekspozitës grupore të festivalit do të keni mundësinë të shihni vizatime të çastit të realizuara nga Dominique Bertail. Njëkohësisht, mund të merrni kopjet e librave falas.
GRAN Fest i themeluar nga autori kosovar Gani Jakupi, sivjet sjell një program që përfshin punëtori, romane grafike, konferenca, shfaqje filmash dhe shpalljen e fituesit të rezidencës në Blois, ndërsa mysafirë do të jenë disa prej autorëve më të njohur në botën e novelës grafike, si Régis Loisel, Dominique Bertail, etj.
Festivali fillon sot dhe zgjat deri më 10 maj 2026./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.