Zinedine Zidane e ka lënë të kuptohet që Real Madridi do të provojë që të nënshkruajë sërish me Cristiano Ronaldo-n këtë verë.
E ardhmja e portugezit është përfolur sërish pas eliminimit të hershëm të Juventusit në Ligën e Kampionëve në sezonin e sivjetmë.
“Spekulimet a janë të vërteta? Mund të jen. E njohim Cristiano-n, e dimë se çfarë ka bërë për Real Madridin, por ai tani është lojtar i Juventusit, po luan me një ekip tjetër”, ka thënë Zidane për Sky Italia.
“Do ta shohim se çfarë do të jetë e ardhmja”.
https://www.youtube.com/watch?v=zIHbIRnSpdg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.