Ylli i Dallas Mavericks, Kyrie Irving nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit në NBA për shkak të një dëmtimi të rëndë në gjurin e majtë.
Sipas raportimeve, Irving ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL) gjatë ndeshjes kundër Sacramento Kings.
Kjo është një goditje e madhe për Mavericks, të cilët tashmë po përballen me një numër të madh dëmtimesh në skuadër.
I sapoardhuri në vend të Luka Donçiqit, Anthony Davis, po ashtu është jashtë për shkak të lëndimit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.