Në subjektin politik, Lidhja Demokratike e Kosovës kanë lindur pakënaqësi. Kjo pasi disa degë të saj po kërkojnë dhënien e përgjegjësisë para votuesve nga kryetari, pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.
Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme që e nxori Lidhjen Demokratike të Kosovës sërish të tretën, nxiti kërkesat për ndryshime në drejtimin e partisë.
Një thirrje e tillë erdhi edhe nga dega e Pejës, e udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri.
Largimin e Lumir Abdixhikut e kërkojnë edhe në Lipjan, kurse në linjë me këto deklarata u rreshtua edhe dega e dytë e Prishtinës.
I pari i partisë bëri thirrje për durim, por reagimet nuk u ndalën, teksa largim iu kërkua sërish edhe nga Hykmete Bajrami.
Derisa, bashkëpartiakja e saj, Doarsa Kica Xhelili bëri thirrje për unitet e ruajtjen e partisë nga përçarjet.
Lumir Abdixhiku është konfirmuar si kryetar në fund të janarit, në një kuvend ku delegatët votuan që i njëjti të vazhdojë në krye LDK-së.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.