“Zhurma e Artistave” fillon aktivitetin nga sot deri më 14 mars 2025, ku për çdo ditë nga ora 12:00 deri në 18:00 në galerinë “Qahili” në Prishtinë . Kjo galeri do të transformohet në një atelie të hapur – një rezidencë artistike ku do të mirëpriten artistë nga mediume të ndryshme.
Projekti, i cili për herë të parë u zhvillua në vitin 2013, ka bashkuar artistë nga fusha të ndryshme të artit, duke u ofruar mundësinë për të shkëmbyer ide, diskutuar dhe krijuar kontakte të reja.
Përveç artistëve pjesëmarrës, ngjarja do të jetë e hapur edhe për artdashësit dhe vizitorët e tjerë. Në përmbyllje, do të organizohet një ekspozitë me veprat e krijuara gjatë kësaj periudhe, transmeton Klankosova.tv.
Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë një hapësirë kreative për punë dhe bashkëpunim, të nxisë diskutime mbi artin dhe kulturën, të mundësojë shkëmbimin e përvojave mes artistëve dhe të afrojë publikun me procesin krijues të tyre. Për artistët e rinj dhe dashamirët e artit, ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar nga afër teknikat dhe metodat e ndryshme artistike.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.