Në teatrin “Adriana”, në Ferizaj, të premten më 18 prill 2025, do të prezantohet shfaqja forum teatër “Zhulieta e Zhulieta”.
Në një kafe-teatër, një grup të rinjsh vendosin të inskenojnë tragjedinë klasike të Shakespeare-it “Romeo dhe Zhulieta”.
Dy regjisore, dy universe krijuese, përballen mes tyre jo thjesht mbi estetikën e inskenimit, por mbi vetë kuptimin e dashurisë, identitetit dhe rebelimit. Në këtë labirint emocionesh dhe mendimesh, lind një rikonceptim – “Zhulieta e Zhulieta” – një akt i guximshëm që sfidon normat dhe provokon shoqërinë. Kjo shfaqje bëhet jo më thjesht një interpretim i ri, por një pasqyrë e thellë filozofike mbi rolet gjinore dhe të drejtën për të dashuruar ndryshe.
Kjo shfaqje forum teatër ju fton jo vetëm të shikoni, por edhe të merrni pjesë aktivisht, të diskutoni, ndërhyni, jepni mendimin tuaj, sepse forum teatri është një hapësirë bashkëkrijimi dhe reflektimi kolektiv.
Ky aktivitet organizohet nga Artpolis në bashkëpunim me shkollën e arteve “Çesk Zadeja” dhe Teatrin “Adriana”, me mbështetje të Frieda dhe Ministrisë së Kulturës, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.