Lajmet e fundit

“Diku rreth 2 miliardë dollarë i ka kushtuar një ditë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa ka pasur sulme mbi Iranin. Më shqetësues nuk është vetëm shpenzimi, por edhe fakti i pajisjeve dhe raketave që janë përdorur”, deklaroi ai.Sipas Zherkës, një nga shqetësimet kryesore është shterimi i stokut të raketave të sistemit Patriot, duke theksuar se prodhimi i tyre nuk mund të ndjekë ritmin e përdorimit.
“Një kompani e madhe prodhon rreth 600 raketa të sistemit Patriot në vit, ndërsa gjatë periudhës së luftës në Iran janë përdorur rreth 2 mijë raketa. Problemi kryesor është stoku që ka aktualisht Amerika dhe koha që nevojitet për të prodhuar raketa të reja”, tha ai.Zherka shtoi se përdorimi i raketave me kosto shumë të lartë për të rrëzuar dronë të lirë, si dronët Shahed, e ka bërë operacionin edhe më të kushtueshëm.
“Kostoja e këtyre raketave është shumë e madhe, ndërsa ato kanë rrëzuar kryesisht dronë Shahed, të cilët në prodhim kushtojnë rreth 2 mijë dollarë. Kostoja për SHBA-në është marramendëse”, u shpreh ai.Ai pretendoi gjithashtu se 16 baza kryesore amerikane në rajon kanë pësuar dëmtime dhe e cilësoi si të gabuar vlerësimin e administratës amerikane dhe të presidentit Donald Trump për situatën në Iran.
“Ka qenë një lexim i gabuar i qeverisë amerikane dhe i presidentit Trump, sepse regjimi atje kishte filluar të dobësohej, kishte protesta të mëdha dhe pritej një revolucion. Izraeli ushtroi trysni mbi Amerikën për të nisur sulmet me shpresën se do t’i jepte goditjen përfundimtare regjimit. Por ndodhi e kundërta, sepse tani regjimi nuk po kontrollohet më nga presidenti, por nga Garda Revolucionare”, deklaroi Zherka. /Klankosova.tv