Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, pritet të kalojë te kampioni i Serie A, Napoli.
Kështu raportojnë disa mediume italiane, transmeton Klankosova.tv.
Gjithsesi kjo mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht.
Sipas mediave atje, vlera e tranferimit nga Lille, do të jetë 25 milionë euro.
Thuhet se reprezentuesi i "Dardanëve" ka folur me një menaxher në një restorant italian.
Zhegrova citohet të ketë thënë: Jam një hap larg Napolit. Agjentët e mi po zgjidhin detajet e fundit.
Përpos tij, raportohet se Napoli është afër marrëveshjes për transferimin e Kevin De Bryune, mesfushorit belg që do të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.