Vetëm pesë minuta iu nevojitën Lille, për ta marrë avnatazhin ndaj Borussia Dortmundit.
Sulmuesi kryesor i skuadrës franceze, Jonathan David, e dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, për ta ngritur në këmbë krejt stadiumin "Pierre-Mauroy", raporton Klankosova.tv.
Këtë duel që ka peshën e një bilete për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ylli kosovar i skuadrës së Lille, Edon Zhegrova, po e shikon nga tribuna, pasi ende po e vuan dëmtimin, duke mos qenë gati akoma për t'u kthyer në fushë.
Përballja e parë mes këtyre dy ekipeve, e zhvilluar javën e kaluar në "Signal Iduna Park", u mbyll pa fitues, 1-1.
Lille - Dortmund mund ta ndiqni direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.