Real Madridi ka arritur një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Juventusin me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, ku skuadra spanjolle dominoi pjesën më të madhe të lojës, por e pati të vështirë të çajë mbrojtjen e fortë të bardhezinjve. Golin vendimtar e shënoi në pjesën e dytë Jude Belingham, pas një kombinimi të bukur me Vinicius Jr.
Edon Zhegrova, nga ana tjetër, nuk pati minuta në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në top-8 të fazës së ligës, ndërsa Juventusi aktualisht është jashtë garës, me vetëm 2 pikë nga tri ndeshje. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.