Ylli kosovar, Edon Zhegrova, do të transferohet në Juventus.
Siç raporton drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e Zhegrovës.
Zhegrova sonte do të fluturoj në Torino për të finalizuar transferimin, ndërsa prezantimi zyrtar pritet të bëhet nesër, transmeton Klankosova.tv.
Ende nuk është bërë e ditur shuma të cilën pritet ta paguajë Juventusi për yllin kosovar.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.