Thuajse në çdo ndeshje është protagonist.
Edon Zhegrova sërish mbetet në qendër të vëmendjes, pasi tifozët e skuadrës Lille, shpresat më të mëdha i kanë te reprezentuesi i Kosovës.
Prishtinasi pritet ta udhëheq ekipin e tij në duelin e sotëm ndaj Bolognas, drejt suksesit të radhës në Ligën e Kampionëve.
Ekipi francez me të cilin Zhegrova po mahnit gjithë Evropën, deri tani ka dy fitore, një barazim e një humbje, njofton Klankosova.tv.
Fitorja eventuale në fushën e italianëve, do ta barazonte skuadrën e asit shqiptar të Kosovës, me Leverkuseniin e Xhakës që është në vendin e pestë, me 10 pikë.
Bologna - Lille transmetohet direkt në kanalin
Sport 1 të platfromës gjigante,
Art Motion, me fillim në orën
21:00!
Komentator, Arlind Sadiku!
[caption id="attachment_2437453" align="alignnone" width="2048"]

Liga e Kampionëve transmetohet ekskluzivisht në platfromën kryesore shqiptare, Art Motion![/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.