Në ndeshjen për vendin e tretë në Final Four, u zhvillua një betejë tejet dramatike.
Zhalgiris udhëhoqi gjatë tërë ndeshjes, bile edhe me 21 pikë dallim, mirëpo CSKA arriti ta ngushtojë dallimin në vetëm dy pikë, njofton Klan Kosova.
Tre sekonda para fundit, tek rezultati 79:77, Kulagin i CSKA tentoi për tri pikë, por nuk ia doli.
Në sulmin e radhës, Zhalgiris humbi dy gjuajtje të lira, por sërish CSKA s'ia arriti të shënojë.
Sonte, prej orës 20:00, zhvillohet finalja mes Real Madrid dhe Fenerbahçe.
https://twitter.com/twitter/statuses/998228338731778048
https://twitter.com/twitter/statuses/998238183296061442
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.