Çmimi më i mirë i fimit në Pri Film Fest ka shkuar për "Zgjoi" me regji të Blerta Bashollit.
Basholli e cila e pranoi çmimin ka thënë se ai i dedikohet Fahrie Hotit, gruas të cilës i është dedikuar filmi.
"Shumë faleminderit, është kënaqësi të marrësh çmimin më të mirë të filmit në Kosovë. Kam thënë se nuk do të qajë kurrë, por sot është një moment emocional. Çmimin ia kushtojë Fahrie Hotit dhe të gjitha grave në Kosovë që na inspirojnë çdo ditë", ka thënë ajo.
Regjisorja ka falënderuar edhe aktoren Yllka Gashi e cila është në rolin kryesor, njofton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.