Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Zgjimi i Pranverës” me regji të Zana Hoxhës është duke e vazhduar rrugëtimin ndërkombëtar.
Këtë të hënë ata do të jenë nikoqir të Sllovenisë në Teatrin Kombëtar "Nova Gorica" duke filluar nga ora 21:00.
Në njoftimin e teatrit thuhet se kryevepra e autorit Frank Wedekind “Zgjimi i Pranverës” është adaptuar në Kosovën e viteve të ’90-ta.
"Nevoja e të rinjve për të kuptuar dhe për t’u kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjtë tanë në vitet e ’90-ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Slobodan Millosheviqit dhe patriarkati, përderisa solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive", thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.