Sezoni 2025–26 i EuroLeague shënon një hap të rëndësishëm për basketbollin evropian me zgjerimin e ligës nga 18 në 20 ekipe.
Ky vendim ishte miratuar nga Asambleja e EuroLeague më 19 qershor 2025 dhe do të hyjë në fuqi për sezonin e ri që fillon më 30 shtator 2025.
Ky zgjerim ka për qëllim të rrisë konkurrencën dhe të përfshijë ekipe nga tregje të reja, edhe përtej Evropës.
Ekipet e reja që do të marrin pjesë janë:
Hapoel Tel Aviv: Fitues i EuroCup 2024/25, duke siguruar promovimin në EuroLeague.
Dubai Basketball: Ka marrë një ‘wildcard’ trevjeçare, duke shënuar hyrjen e parë të një ekipi jo-evropian në ligë.
Valencia Basket: Ka marrë një ‘wildcard’ trevjeçare, duke rifituar vendin në EuroLeague.
Partizan Mozzart Bet, Crvena Zvezda Meridianbet, dhe Virtus Bologna: Secila skuadër ka marrë poashtu një ‘wildcard’ trevjeçare, për të siguruar vazhdimësinë në ligë deri në sezonin 2027/28.
Ky zgjerim ka ndikuar në strukturën e ligës dhe pritet të rrisë konkurrencën mes ekipeve.
Ja lista e ekipeve që do të garojnë në sezonin 2025/26 të EuroLeague, që fillon më 30 shtator:
Anadolu Efes Istanbul - (Turqi)
AS Monaco – (Monaco)
Baskonia Vitoria-Gasteiz – (Spanjë)
Crvena Zvezda Meridianbet – (Serbi)
Dubai Basketball – (Emiratet e Bashkuara Arabe)
EA7 Emporio Armani Milan – (Itali)
FC Barcelona – (Spanjë)
FC Bayern Munich – (Gjermani)
Fenerbahçe Beko Istanbul - (Turqi)
Hapoel IBI Tel Aviv – (Izrael)
LDLC ASVEL Villeurbanne – (Francë)
Maccabi Playtika Tel Aviv – (Izrael)
Olympiacos Piraeus – (Greqi)
Panathinaikos AKTOR Athens - (Greqi)
Paris Basketball – (Francë)
Partizan Mozzart Bet Belgrade – (Serbi)
Real Madrid – (Spanjë)
Valencia Basket – (Spanjë)
Virtus Segafredo Bologna - (Itali)
Žalgiris Kaunas – (Lituani).
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.