Lajmet e fundit

Sot po mbahet zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi.
Shumë qytetarë serbë nga Kosova pritet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.
Ata pritet të udhëtojnë drejt katër qyteteve:Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin, pasi që Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e tyre.
Të drejtë për ta hedhur votën e tyre e kanë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës.
Edhe këta të fundit pritet të shkojnë drejt qendrave të votimit.
Për këtë shkak, tek pikat kufitare me Serbinë, në orët e para të së dielës vërehet një ngarkesë më e madhe.
Nga Jarinja, për të dalë nga Kosova, pritet shkojnë deri në dy orë.
Po ashtu edhe tek Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë deri në dy orë.