Lajmet e fundit

Në Maqedoninë e Veriut këtë të mërkure po mbahen zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë shtatë kandidatë.
Në lidhje me këtë ka folur kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoni të Veriut, Bilall Kasami, i cili uron që presidenti i ardhshëm i këtij vendi ta anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian.
“Sot është dita më e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sepse bashkë me 1.8 milionë qytetarë po votojmë për presidentin e vendit, për njeriun kryesor, për atë që do ta drejtojë vendin për periudhën e ardhshme dhe i cili urojmë që do të jetë presidenti që do të anëtarësoj vendin në Bashkimin Evropian. Edhe dita është e bukur, është ditë gëzimi për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Kasami.
“Kampanja e deritanishme ka shkuar e qetë edhe pse ka pasur disa veprime të pushtetit të cilat kanë shkuar në kundërshtim me procesin e lirë demokratik, pjekuria e qytetarëve ka treguar se më nuk duan që të jenë pjesë e skenarëve të pushtetit për të krijuar tensione”.