Një studente nga Britania e Madhe ka njoftuar në rrjetin social, Twitter për problemin që i kishte shkaktuar zgjatja e qerpikëve.
Ajo me lot në sy kishte përshkruar tmerrin qe e kishte përjetuar, duke thënë se për dy orë të plota kishte humbur shikimin.
Fatmirësisht më pas iu kishte kthyer shikimi, por se ende ka dhimbje të tmerrshme.
E gjitha kjo ndodhi pasi në vendin ku kishte shkuar kishin përdorur ngjitës të thonjve për ta kryer procesin e ngjitjes së qerpikëve në vend të atij adekuat.
Mjekët kanë thënë se rreziku ka qenë tejet i madh për ta humbur shikimin ose për ndonjë infeksion serioz.
https://twitter.com/twitter/statuses/1053419904903213056
●●●
DMSHKRIMI NGA
D M
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.