Dhimbja e luftës nuk përfundoi kurrë për shumë të mbijetuar në Kosovë. Ndër ta ishte edhe Shehrije Balaj nga Bllagaja e Pejës, e mbijetuara e parë e dhunës seksuale gjatë luftës që guxoi të dëshmojë publikisht dhe të përballet me dhunuesit e saj në një sallë gjykimi në Beograd.
Ajo rrëfeu para gjykatës tmerrin që përjetoi në vitin 1999, duke ndihmuar në dënimin e kriminelëve serbë. Por, emri dhe historia e saj u bënë të njohura vetëm pas vdekjes.
Shehrije Balaj vdiq në vitin 2018, në kushte të rënda ekonomike dhe shëndetësore, pa e gëzuar asnjëherë statusin e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës dhe pa marrë mbështetje institucionale.
Sot, kujtimi për të jeton tek dy fëmijët që la pas. Djali i saj, Haxhi Balaj, e kujton si një grua të fortë, e cila punoi pa u ndalur për të mbajtur familjen.
“Ka qenë si burrë, vetë burrë e vetë grua. Më së shumti ka qenë me neve”, rrëfen ai për emisionin “MAT” në Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.