Basketbollisti i Prishtinës, Lejson Zeqiri ka folur për përballjen e sotme ndaj Pejës.
Zeqiri potencoi se janë të motivuar për këtë ndeshje, transmeton Klankosova.tv.
"Në ndeshjen e sotme ndaj Pejës jemi të përgaditur maksimalisht, kemi pasur kohë për të analizuar kundërshtarin dhe për të përgaditur planin e kësaj ndeshje" - u shpreh basketbollisti shqiptar për faqen zyrtare të klubit.
"Jemi të motivuar si ekip, duke shtuar këtu se po përballemi dy skuadrat e para në Superligë. Gjatë stërvitjeve po mbizotëron një atmosferë fantastike dhe besojmë se së bashku do të arrijmë deri tek fitorja", - përfundoi Zeqiri
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga 17:00.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.