Volodymyr Zelensky ka mbërritur jashtë numrit 10 për takimin e tij me kryeministrin Keir Starmer.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me kryeministrin britanik, Keir Starmer.
Starmer e priti liderin ukrainas me një shtrëngim duarsh dhe duke e përqafuar duke pozuar për disa fotografi.
Pas Starmerit, Zelensky këtë të shtunë do të takohet me Mbretin Charles III dhe disa aleatë të tjerë evropian, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vizita e Zelensky në Britani vjen një ditë pasi ai u takua me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, me të cilin e patën përballjen e ashpër ku më pas u largua nga Zyra Ovale me shpejtësi.
?? WATCH: Ukrainian President Zelenskyy arrives at Downing Street to meet Keir Starmer pic.twitter.com/2T21XcGqsg