Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Kosovës në basketboll, Ferit Zekolli, ka komentuar krijimin e ‘Liga Unike’ në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Zekolli ka thënë për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës se kjo është një ide shumë e mirë, njofton Klan Kosova.
“Mendoj se kjo është një ide shumë e mirë dhe sfida më e madhe besoj se do të jetë pandemia me COVID-19. Nëse nuk ka pengesa me pandeminë, atëherë besoj se do të funksionoj dhe nuk do të ketë problem”, është shprehur ish-qendra 210 centimetra, duke u dalluar nga lojtarët tjerë.
Ish-basketbollisti i Zarës së Kroacisë tregon çka mund të fitojnë dy vendet nga kjo ligë.
“Kjo ligë do të rritë vlerat dhe konkurrencën, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Të dy vendet kanë pasur nevojë për një ligë të tillë, ku mendoj se do të rritë interesimin për basketboll, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri.
Për 20 vjet karrierë ai ka luajtur në Kosovë, Kroaci dhe Serbi.
Zekolli ka luajtur për Trepçën dhe Universitetin e Prishtinës, duke lënë gjurmë në basketbollin e Kosovës, të Ballkanit, por edhe më gjerë.
Ai luajti me plotë sukses në ish-Ligën e Jugosllavisë.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.