Një burrë 42 vjeçar pas një dhimbjeje të madhe në këmbën e tij, ka zbuluar diçka shumë të pazakontë në lëkurën e tij, një krimb.
Ai kishte shkuar te mjeku një muaj pasi e kishte vërejtur se në këmbën e tij, ishte formuar një venë. Ai e kishte vërejtur venën e tij, pasi ishte kthyer nga pushimet që i kishte kaluar në Nigeri, shkruang gazeta britanike Mirror, transmeton Klan Kosova.
Doktorët në qendrën spitalore në Pekin, e kanë ekzaminuar këmbën e tij, dhe kishin mbetur të habitur nga çka kishin gjetur në të.
Ata i kishin thënë pacientit se ai kishte larvë në këmbë, një infeksion parazitar në lëkurë i shkaktuar nga larva e krimbit.
Ky krimb i ishte rritur në këmbë, pasi që ai kishte shkelur në vezët e larvave duke ecur në plazh.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.