Lajmet e fundit

"Ne i mbajmë shumicën e bagëtive tona në kushte më të mira se ato fëmijë", tha Sherifi i Qarkut Vinton, Ryan Cain, në një konferencë për shtyp, duke përshkruar objektet e mbushura me baktere dhe jashtëqitje njerëzore. "Pamja ishte thjesht e neveritshme", shtoi ai.Prindërit e fëmijëve dhe dy gjyshërit janë akuzuar për 16 akuza për rrezikim të shkallës së dytë të fëmijës, që përfshin shkaktimin e "dëmtimeve të rënda trupore", tha Prokurori i Qarkut William Archer. Ai theksoi se ky nuk ishte një rast trafikimi njerëzor, por më tepër një "situatë familjare".