Lajmet e fundit

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka zbuluar sot personin që i ka bërë ndryshimin e madh në shëndetin e tij.
Ai foli për gazetarët i shoqëruar nga instruktori i tij, i cili quhet Arjan. Vetë Meta e ka prezantuar Arjanin si personin që e ndihmon në ushtrimet që ai kryen brenda ambienteve të këtij hoteli.
“Unë vij këtu me Arjanin, i cili është miku, masazhatori dhe instruktori im. Ushtrimi më i mirë këtu është biçikleta në ujë, por në një kohë shumë të shkurtër fiton shumë veti të jashtëzakonshme.
Më vjen keq për ekspozimin e Arjanit, por ky publicitet nuk erdhi nga unë, por nga interesi juaj”, iu drejtua Meta gazetarëve./albeu