Një variant i dytë i virusit të gripit të shpendëve H5N1 është zbuluar në lopët në SHBA. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë, transmeton Klankosova.tv
Virusi H5N1 i përket një grupi specifik (klade 2.3.4.4b), në të cilin tani është gjetur një nën-variant (gjenotip) i veçantë i quajtur D1.1
Në vitin 2024, varianti B3.13 ishte identifikuar tashmë në lopët amerikane.
Instituti Friedrich Loeffler e konsideron variantin e dytë te lopët si kritik sepse origjina e tij është ende plotësisht e paqartë.
FLI bën thirrje për “masa të menjëhershme, mbarëkombëtare dhe të qëndrueshme” lidhur me virusin.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.